Menaxhim dhe Mirëmbajtje Objekti

Menaxhim dhe Mirëmbajtje Objekti

Mirëmbajtja e shërbimeve mekanike dhe elektrike në çdo ndërtesë është një kosto shumë e lartë duke e bërë thelbësore për të mbajtur në gjendje funksionale pajisjet e cdo objekti, pa kompromentuar mirëfunksionimin e të gjithë ndërtesës.

Ne ofrojmë shërbime shtëpiake dhe komerciale lidhur me çdo problem që mund të ndodhë në jetën e tyre të përditshme. Nëse keni nevojë për të ndryshuar një llampë ose për të rregulluar lavaman ose banjën tuaj që pikon, ne kemi njerëzit e duhur dhe të aftë për të kthyer shtëpinë tuaj në një kështjellë të madhe.

Ekipi ynë disponon mjetet më inovative dhe të duhura për të ekzekutuar të gjitha shërbimet e mirëmbajtjes dhe ndertesës, si brenda ashtu edhe jashtë. Çdo specialist në ekip është i specializuar dhe me përvojën e nevojshme për të kryer çdo shërbim ose riparim për shtëpinë ose biznesin tuaj.

Shërbimet tona mund të ofrohen si pjesë e paketës tonë së integruar të mirëmbajtjes, duke kombinuar mirëmbajtjen mekanike dhe elektrike, ose si një shërbim më vete. Zgjedhja është plotësisht e juaja dhe mund të përfshijë:

  • Shërbime Hidraulike
  • Shërbime Elektrike
  • Shërbim dhe Riparim Kondicionerësh
  • Riparime dhe Instalime të pajisjeve Eloktroshtepiake
  • Punime dhe Shërbime të Ndryshme
  • Lyerje dhe Dekorim Ambjenti
  • Punime Druri
  • Menaxhim Eventesh
  • Shërbime Mobiljesh
  • Riparime dhe Shtrim Pllakash